Ne i përdorim cookies në uebfaqen tonë në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbime më të mira. Duke vazhduar me përdorimin e uebfaqes sonë, ju na lejoni që t’i përdorim cookies. Ju mund të keni qasje në informata të detajuara në cookies përmes Politikave tona të privatësisë dhe Politikave tona të cookies.
x
Kosovë
Turqi
Bahrain
Irak
Londër
EN
TR
EN
SR
Bankare të Çastit
Bankomati (ATM)
​Duke i përdorur kartelat e Bankës sonë, nga llogaritë tuaja në TL, USD, GBP dhe EUR, të hapura në Filialet tona në Turqi, ju mund të kryeni transaksione të tërheqjes së parave në valutën EUR, si dhe të bëni ndryshimin e fjalëkalimit.

Limiti ditor për tërheqje 1.500 TL në ekuivalent të EUR
Pyetje të shpeshta

Çfarë duhet të bëj nëse më humbë apo vidhet kredit ose debit kartela?

Pas thirrjes së Filialit tonë në numrin +90 850 724 0 757 shtypni butonin “1” dhe pasi t’i kontaktoni përfaqësuesit tanë për klientë, me ndërmjetësimin e tyre, kartela juaj do te mbyllet për përdorim.

Çfarë duhet të bëj nëse kredi kartela apo debit kartela më bllokohet në Bankomat (ATM)?

Nëse Ju bllokohet kartela, pajisja e Bankomati (ATM) në të cilin keni proceduar, do të mundohet që t’ua kthej kartelën. Gjatë kësaj periudhe është me rëndësi që t’i lexoni me kujdes mesazhet paralajmëruese dhe të mos e shkruani përsëri fjalëkalimin. Nëse nuk ju kthehet prapa kartela, pa humbur kohë thirrni Zyrën tonë në numrin +90 850 724 0 757, dhe pasi të keni shtypur butonin “1” do ti kontaktoni përfaqësuesit tanë për klientë, me ndërmjetësimin e të cilëve duhet ta mbyllni kartelën tuaj për përdorim.
 Kur ju bllokohet kartela në Bankomat (ATM) mos kërkoni apo pranoni ndihmë nga personat të cilët nuk i njihni.

Duke kryer transaksion në Bankomat (ATM) u ndërpre rryma / u shkaktua prishje në sistem. Çfarë duhet të bëj?

Në situata siç është ndërprerja e rrymës, sistemi do ta bllokojë kartelën tuaj. Bllokimin e kartelës suaj mund ta konfirmoni nga përfaqësuesit tanë për klientë, duke thirrur Zyrën tonë në numrin +90 850 724 0 757 dhe duke shtypur më pas butonin “1”.

A mund të tërheq para nga llogaritë tjera të mia me debit kartelë?

Duke i përdorur kartelat e Bankës sonë, nga llogaritë në TL, USD, GBP dhe EUR, të hapura në Filialet tona në Turqi, mund të kryeni transaksione të tërheqjes së parave në valutë EUR.

© 2016 Türkiye İş Bankası A.Ş. Të gjitha drejtat e rezervuara.
© 2016 Türkiye İş Bankası A.Ş. Të gjitha drejtat e rezervuara.