Për Biznese


Llogaria Rrjedhëse

Mund të hapni llogari rrjedhëse biznesi dhe t’i menaxhoni të gjitha veprimet e ndërmarra përmes kësaj llogarie.
TURKIYE IS BANKASI A.S. -DEGA NË KOSOVË, merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.


Transfer parash

Për të dërguar para në Turqi, filialet në Prishtinë dhe në Prizren ofrojnë zgjidhjet më të shpejta dhe më të sigurta. Me ndërmjetësimin e filialeve tona, Transferi i parave në të gjitha llogaritë e juaja në Turqi mund të realizohet brenda ditës dhe po në të njëjtën mënyrë mund t’i transferoni paratë nga llogaritë e juaja në Turqi për në filialet tona në Prishtinë dhe në Prizren.

Kreditë

Nevojat financiare të kompanisë suaj mund t’i plotësoni me kredi të ofruara nga Filialet tona në Prishtinë dhe në Prizren, brenda afateve dhe limiteve të përcaktuara.

Garancionet

Bizneset dhe İndividët duke u adresuar në Filialet tona në Prishtinë dhe në Prizren, mund të përfitojnë nga shërbimi i Letër Garancioneve, Letër Kredive/Akreditivet në rrjetin e gjerë të bankave korrespondente si dhe nga përvojat tona në sektorin bankarë.

Mbitërheqjet

Me ndihmën e overdraftit të ofruar nga filialet tona, ju mund t'i tejkaloni nevojat e përkohshme të likuiditetit. Në rast se rezultati i vlerësimit të aplikimit tuaj për kredi konsiderohet i përshtatshëm, limiti i overdraftit do të ndahet nga interesi mujor