Njoftim i Privatësisë

Njoftim i privatësisë
Türkiye İş Bankası tregon kujdes të veçantë në sigurimin e privatësisë dhe sigurisë së informatave që u takojnë klientëve tonë. Kjo çështje paraqet detyrim ligjor për Bankën tonë në përputhje me legjislacionin përkatës dhe banka i jep prioritet kësaj çështjeje të ndjeshme. Në kuadër të qasjes sonë për të treguar kujdesin maksimal në mbrojtjen e informatave të klientëve dhe për të vepruar në pajtim me legjislacionin përkatës, banka jonë ka përgatitur rregullore të detajuara për këtë çështje dhe e ka pranuar parimin e mbrojtjes së informatave të klientëve tanë në të gjitha praktikat tona. Krahas kësaj, ne kemi përgatitur procedura për t'u siguruar se të gjithë punonjësit tanë shfaqin nivelin më të lartë të kujdesit në këtë çështje.

Të dhënat personale që ruhen në mënyrë automatike ose jo automatike dhe/ose që shkëmbehen në mënyrë elektronike nga vizitorët e uebsajtit tonë do të përdoren kryesisht për t'i përmbushur kërkesat e tyre dhe më pas për t'iu ofruar shërbime më të mira online dhe bankare. Gjithashtu, në pajtim me Njoftimin për Privatësi të bankës sonë, ne i kushtojmë kujdes të duhur mbrojtjes dhe sigurimit të të dhënave tuaja personale.

Informatat duke përfshirë të dhënat personale të cilat u takojnë klientëve tanë nuk u jepen në asnjë mënyrë apo formë palëve të treta pa pajtimin e klientëve, përpos në rastet kur autoritetet ligjore ose rregullative kërkojnë qasje në këto informata në pajtim me legjislacionin përkatës.

Banka jonë merr masa që ofruesit tanë të shërbimeve mbështetëse gjithmonë t'i zbatojnë standardet dhe kërkesat e privatësisë të Bankës sonë.

Në përputhje me këtë, qasja jonë themelore është që t'i mbrojmë të gjitha informatat që i përkasin Bankës dhe klientëve tanë nga qasja e paautorizuar, përdorimi i rremë dhe ndryshimi, korruptimi dhe shkatërrimi; sigurimi i privatësisë, integritetit dhe disponueshmërisë së informatave.

Ky njoftim i mbulon informatat e shkëmbyera në këtë uebsajt dhe përmes kanaleve të tjera të Bankës sonë; që nënkupton se do të jenë në fuqi politikat për privatësi, parimet etike dhe termet e përdorimit të uebsajtave, vegëzat e të cilave i kemi paraqitur dhe të uebsajtave të tjerë. Prandaj, Banka jonë nuk është përgjegjëse për dëmet materiale/morale të cilat mund të pësohen nga përdorimi i këtij uebsajti.

Kur ju i shkëmbeni të dhënat tuaja personale (adresën, telefonin, faksin, emailin, etj.) me Bankën tonë, ato do të shfrytëzohen vetëm për shërbimet të cilat i keni kërkuar, komunikimin (në lidhje me shërbimet e operimit dhe mirëmbajtjes) dhe përtëritjen e kontratave tuaja. Të dhënat tuaja nuk do t'iu jepen palëve të treta pa miratimin tuaj për këmbimin e të dhënave. Sidoqoftë, banka jonë mund të jetë e detyruar që të shkëmbejë informata me disa palë të treta edhe pa miratimin tuaj kur kjo parashihet me ligj.  Ne mund të komunikojmë me ju për reklamimin dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve bankare, financiare dhe të sigurimeve nëse ju jeni në bazën tonë të të dhënave. Ju keni të drejtë që të tërhiqni miratimin tuaj kur ju nuk dëshironi që të pranoni komunikime elektronike nga Banka jonë. Ju do të hiqeni nga lista jonë e kanalit përkatës, për shembull, duke klikuar vegëzën “Ju lutemi klikoni këtu nëse nuk dëshironi që të pranoni ndonjë email nga Banka jonë për promovimin e produkteve ose shërbimeve të reja.” të cilën mund ta gjeni në fund të një emaili.

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale
Ne mbledhim ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale vetëm nëse vlen një nga kriteret e mëposhtme: 
  • nëse ju e keni dhënë pëlqimin për përpunimin e të dhënave tuaja personale për një ose më shumë qëllime specifike; 
  • nëse përpunimi është i nevojshëm për lidhjen e një kontrate në të cilën ju dhe Banka jeni palët kontraktuese ose në mënyrë që të ndërmerren hapa me kërkesën tuaj para se të hyhet në një kontratë;
  • nëse përpunimi është i nevojshëm për pajtueshmëri me detyrimin ligjor së cilës i nënshtrohet Banka; 
  • nëse përpunimi është i nevojshëm për t’i mbrojtur interesat tuaja vitale ose të një personi tjetër fizik;
  • nëse përpunimi është i nevojshëm për kryerjen e një veprimi që bëhet për interes publik ose në ushtrimin e autoritetit zyrtar që i është dhënë Bankës;
  • nëse përpunimi është i nevojshëm për qëllimet e interesave legjitime të ndjekura nga Banka ose nga një palë e tretë, përveç kur interesat e tilla mbizotërohen nga interesat ose të drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave që kërkojnë mbrojtjen e të dhënave personale, në veçanti kur subjekti i të dhënave është fëmijë. 




Parimet e përpunimit të të dhënave personale
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale bazuar në parimet e përpunimit të të dhënave personale, siç parashihet me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, si në vijim:
  • ë dhënat personale përpunohen në mënyrë të paanshme, të ligjshme dhe transparente, pa e cenuar dinjitetin tuaj; 
  • Të dhënat grumbullohen vetëm për qëllime të specifikuara, të qarta dhe të ligjshme dhe nuk përpunohen më tej në një mënyrë që nuk është në përputhje me ato qëllime; 
  • Të dhënat personale duhet të jenë adekuate, relevante dhe të kufizuara në qëllimet për të cilat janë mbledhur ose përpunuar më tutje; 
  • Të dhënat personale duhet të jenë të sakta dhe të mbahen të azhurnuara; ne do të ndërmarrim të gjithë hapat e arsyeshëm për të siguruar që të dhënat personale që janë të pasakta, duke pasur parasysh qëllimet për të cilat ato janë përpunuar, të fshihen ose korrigjohen pa vonesë; 
  • Të dhënat personale mund të ruhen përderisa është e nevojshme për të arritur qëllimet për të cilat janë mbledhur ose proceduar më tutje. Pas arritjes së qëllimit të përpunimit, të dhënat personale duhet të fshihen, hiqen, shkatërrohen, bllokohen ose bëhen anonime, përveç nëse parashihet ndryshe në një ligj tjetër përkatës; 
  • Të dhënat personale do të përpunohen në atë mënyrë që siguron sigurinë e duhur të të dhënave personale, duke përfshirë mbrojtjen kundër përpunimit të paautorizuar ose të paligjshëm dhe kundër humbjes aksidentale, shkatërrimit o
    se dëmtimit, duke përdorur masat e duhura teknike ose organizative

Lloji i të dhënave personale që ne i përdorim
Për t’i përmbushur detyrimet tona kontraktuale kur ofrojmë dhe japim produkte dhe shërbime të ndryshme, ne duhet të përdorim të dhëna të ndryshme personale, varësisht nga natyra e transaksionit. Në këtë njoftim "të dhëna personale" nënkuptojnë çdo informacion ose pjesë të informacionit që ju identifikon ose ju bën të identifikueshëm, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: 

Informatat personale (Emri dhe mbiemri: Numri personal i identifikimit, Data dhe vendi i lindjes, Kopja e dokumenteve personale të identifikimit, Shtetësia, Gjinia, Statusi martesor etj.)

Informatat kontaktuese (adresa e emailit, numrat e telefonit, adresa e banimit, etj.)

Informatat financiare (statusi i punësimit; të ardhurat mujore dhe të tjera; borxhi dhe/ose historia kreditore; 
 
Informatat në lidhje me arsimimin, profesionin dhe punën ose informatat e biznesit

Informatat rreth shërbimeve dhe produkteve që ne ju ofrojmë.

Nëse e kemi pëlqimin tuaj shprehimisht, mund t’i përdorim edhe disa nga të dhënat tuaja të ndjeshme, varësisht nga natyra e kërkesës suaj, që duhet të kufizohet vetëm në produktet dhe shërbimet tona. Ne mund të kemi të drejtë të përdorim të dhëna të tjera personale nëse është e nevojshme, për të ju ofruar ndonjë produkt ose shërbim tjetër specifik. 

Si i mbledhim të dhënat tuaja personale
Ne mund të mbledhim dhe përpunojmë të dhënat personale përmes dy mënyrave të ndryshme. Ju mund t'i ndani të dhënat tuaja vullnetarisht përmes aplikacioneve dhe formularëve të tjerë për kërkesa për produktet dhe shërbimet tona, si dhe nga dokumentet që na i paraqitni gjatë paraqitjes së aplikacioneve dhe formularëve të tjerë të të kërkesave, ose ne mund t’i mbledhim disa nga të dhënat tuaja automatikisht përmes shërbimeve tona përmes internetit. Është e sigurt se ne i shfrytëzojmë të dhënat tuaja personale në pajtim me qëllimin e mbledhjes së të dhënave të tilla.

Si i përdorim të dhënat tuaja personale
Ne ofrojmë produkte dhe shërbime të ndryshme për klientët tanë, prandaj ne i përdorim të dhënat tuaja personale për arsye të ndryshme. Për shembull ne mund t'i shfrytëzojmë të dhënat tuaja personale për qëllimet e cekura në vijim:
  • për identifikimin dhe verifikimin tuaj; për hapjen e llogarive, për kryerjen e shërbimeve të pagesave; për lëshimin e produkteve të ndryshme kreditore; për shërbime online/digjitale; për qëllime marketingu; për kthimin e borxhit të keq; për respektimin e kërkesave ligjore etj; 
  • Kur të regjistroheni në uebsajtin tonë, ne mund t'i marrim të dhënat tuaja përmes formularëve në uebsajtin tonë (p.sh. emrin-mbiemrin, emailin, informatat për kontaktim, ditëlindjen, etj.) dhe t'i ofrojmë shërbimet e kërkuara apo t'jua dërgojmë buletinin tonë elektronik, informatat për reklamim etj., nëse ju jeni pajtuar paraprakisht për këtë;
  • Të dhënat tuaja personale mund të përpunohen për hulumtim të tregut, planifikim dhe analiza statistikore nëse ju jeni pajtuar paraprakisht me këtë.
  • Ne mund t'i përpunojmë të dhënat tuaja personale për ta garantuar sigurinë e përdoruesve të tjerë dhe uebsajtit tonë.




Përdorimi i të dhënave tuaja personale mund të zgjatet kohë pas kohe, varësisht nga produktet dhe shërbimet e ofruara nga İş Bankası, në përputhje me ligjet dhe rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe ligjet e tjera relevante në fuqi. 

Periudha e mbajtjes së të dhënave personale
İş Bankası do t'i ruajë të dhënat tuaja personale në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për aq kohë sa është e nevojshme për ta përmbushur arsyen për mbledhjen e të dhënave në radhë të parë ose për aq kohë sa është paraparë me ligj.

Transferimi i të dhënave tuaja personale
Të dhënat tuaja personale nuk do të ndahen me palët e treta pa pëlqimin tuaj, përpos nëse kjo është e cekur në këtë Njoftim për Privatësinë ose në legjislacion.

Ne mund t'i shkëmbejmë të dhënat tuaja personale me palë të treta të cilat ofrojnë shërbime mbështetëse për ne (për shembull: përpunuesit e të dhënave, ofruesit e shërbimeve të 'hosting', operuesit e uebsajtave, analizuesit e të dhënave, kompanive të kontraktuara jashtë për shërbime ndaj klientëve ose menaxherëve të pagesave, etj.) brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Palët e treta që ofrojnë shërbime mund të kenë qasje në të dhënat personale të klientëve tanë kur kërkohet përmbushja e shërbimit në fjalë. Ata do ta ruajnë fshehtësinë e këtyre të dhënave dhe do t'i përdorin ato vetëm për t'i ofruar shërbimet e tyre nën mbikëqyrjen dhe në emër të Bankës sonë dhe për asnjë qëllim tjetër komercial ose jo komercial. Në të gjitha këto raste, Banka do të sigurojë që të drejtat tuaja të mbrohen dhe që një transferim i tillë bëhet në përputhje me ligjin, për çka do të nënshkruhet një marrëveshje e veçantë lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale me këta ofrues të shërbimeve.

Banka gjithashtu do t’i ndajë të dhënat tuaja personale me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) dhe njëkohësisht do të mbledhë informacion nga BQK-ja në lidhje me historinë tuaj kreditore; si dhe me aksionarët e vet dhe anëtarët e tjerë të grupit. 

Banka gjithashtu mund t'i zbulojë të dhënat tuaja personale për të gjitha autoritetet publike kompetente, siç janë Qendra e Informacionit Financiar, Zyra e Prokurorëve të Shtetit, Policia, Gjykatat etj, nëse kërkohet me ligj.

Sidoqoftë, Banka jonë është e lirë që të shkëmbejë me palët e treta pa kurrfarë kufizimi të dhënat jo personale dhe/ose anonime, siç janë numri i vizitave në uebsajtin tonë gjatë një periudhe të caktuar.

Siguria e të dhënave personale
İş Bankası e ofron tërë mbrojtjen e nevojshme dhe të arsyeshme për t'i ruajtur privatësinë, sigurinë dhe integritetin e të dhënave tuaja personale. Ne jemi të përkushtuar që t'i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për t'i mbrojtur të dhënat tuaja nga humbja, keqpërdorimi ose ndryshimi.

Zakonisht ne i ruajmë të dhënat tuaja personale në databazat e İş Bankası ose në ato  që sigurohen nga ofruesit tanë të shërbimeve.

Bashkëpunëtorët e kontraktuar të İş Bankası të cilët kanë qasje në informatat tuaja për t'ju ofruar shërbimet e nevojshme janë të obliguar që t'i mbajnë këto të dhëna të fshehta dhe që të mos i përdorin për ndonjë qëllim tjetër në kuadër obligimit konvencional.

Siguria e informatave dhe integriteti i të dhënave
Të gjitha masat teknike dhe të arsyeshme janë ndërmarrë për t'i mbrojtur të dhënat tuaja personale nga shkatërrimi, humbja, ndryshimi aksidental ose ilegal, si dhe çdo keqpërdorim i paligjshëm dhe i paautorizuar që mund të ndodh gjatë transferimit të të dhënave në rrjet, publikim dhe qasje dhe procedura të tjera dhe abuzime.

Të dhënat personale dhe fëmijët
Shërbimet e uebsajtit tonë nuk janë dizajnuar për fëmijët. Krahas kësaj, ne nuk i mbledhim qëllimisht të dhënat e fëmijëve përmes asnjërës prej uebsajtave tonë, përpos nëse kjo lejohet dhe/ose kërkohet me ligj.

Ndryshimi i Njoftimit tonë për privatësinë
Banka jonë e rezervon të drejtën e saj për ta ndryshuar këtë Njoftim të privatësisë në mënyrë që ajo të përputhet me versionin më të fundit të ligjit për mbrojtjen e të dhënave, pa u dhënë ndonjë lajmërim paraprak klientëve ose vizitorëve tanë. Deklarojmë se një rishikim i tillë i njoftimit tonë të privatësisë do të shpallet në uebsajtin tonë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky njoftim është ndryshuar herën e fundit më 19.03.2019

Të Drejtat tuaja
Ju keni të drejtë ta merrni nga Banka konfirmimin se a janë duke u përpunuar të dhënat tuaja personale apo jo, dhe nëse po, qasjen në të dhënat personale dhe informatat e mëposhtme; qëllimet e përpunimit; kategoritë e të dhënave personale në fjalë; përfituesit ose kategoritë e pranuesve të cilëve u janë zbuluar ose do t’u zbulohen të dhënat personale, në veçanti pranuesit në vendet e treta ose organizatat ndërkombëtare; ku është e mundur, periudhën e paraparë për të cilën do të ruhen të dhënat personale ose, nëse nuk është e mundur, kriteret e përdorura për ta përcaktuar atë periudhë. 

Ju keni të drejtë ta merrni nga Banka korrigjimin e të dhënave personale të pasakta në lidhje me ju. Kjo do të thotë që ju keni të drejtë t’i plotësoni të dhënat personale të paplota, duke përfshirë edhe përmes dhënies së një deklarate plotësuese. Ju gjithashtu keni të drejtë ta merrni nga Banka fshirjen e të dhënave tuaja personale, nëse nuk ka bazë ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale ose baza ligjore ka pushuar së ekzistuari.

Ju keni të drejtë ta merrni nga Banka kufizimin e përpunimit nëse vlen një nga kriteret e mëposhtme: saktësia e të dhënave personale kontestohet nga ju, për një periudhë që i mundëson Bankës ta verifikojë saktësinë e të dhënave personale; përpunimi është i paligjshëm dhe ju e kundërshtoni fshirjen e të dhënave personale dhe në vend të kësaj kërkoni kufizimin e përdorimit të tyre; Banka nuk ka më nevojë për të dhënat personale për qëllime të përpunimit, por ato i kërkoni ju për ngritjen, ushtrimin ose mbrojtjen e ankesave ligjore; ju keni kundërshtuar përpunimin në bazë të verifikimit në pritje nëse bazat legjitime të Bankës mbizotërojnë ndaj bazës suaj ligjore.

Në disa raste, ju keni të drejtë të kundërshtoni, në bazë të situatës suaj të veçantë, në çdo kohë, përpunimin e të dhënave tuaja personale. Në këtë rast, Banka nuk do t’i përpunojë më të dhënat personale përveç nëse Banka demonstron bazë bindëse ligjore për përpunimin e tyre që mbizotëron ndaj interesave, të drejtave dhe lirive, ose për ndërtimin, ushtrimin ose mbrojtjen e ankesave ligjore.

Kur të dhënat personale përpunohen për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, ju keni të drejtë ta kundërshtoni në çdo kohë përpunimin e të dhënave tuaja personale për marketingun e tillë, që përfshin profilizimin në masën që lidhet me marketingun e tillë të drejtpërdrejtë. Ku ju e kundërshtoni përpunimin për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë (duke e dërguar shqetësimin tuaj nëpërmjet adresës së postës elektronike: dataprotection@isbank-kos.com, dhe/ose duke e vizituar një nga Degët tona), të dhënat personale më nuk do të përpunohen për atë qëllim.

Ju do të keni të drejtë të mos i nënshtroheni vendimit të bazuar vetëm në përpunimin e automatizuar, duke përfshirë edhe profilizimin, i cili prodhon efekte ligjore në lidhje me juve ose në mënyrë të ngjashme ndikon dukshëm në ju. Megjithatë, kjo e drejtë nuk zbatohet nëse vendimi: është i nevojshëm për lidhjen ose kryerjen e një kontrate ndërmjet juve dhe Bankës; është i autorizuar me një ligj specifik të cilit i nënshtrohet Banka dhe i cili gjithashtu i përcakton masat e përshtatshme për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë tuaja dhe interesat legjitime; ose bazohet në pëlqimin tuaj të shprehur. 

Ju keni të drejtë t’i merrni të dhënat tuaja personale, të cilat ia keni dhënë Bankës, në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm në makinë, dhe keni të drejtë t'i bartni ato të dhëna te një kontrollues tjetër pa pengesë nga Banka. 

Ju keni të drejtë ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë. Megjithatë, tërheqja e pëlqimit nuk do të ndikojë në ligjshmërinë e përpunimit të bazuar në pëlqimin para tërheqjes së tij. Tërheqja bëhet në të njëjtën mënyrë si dhënia e pëlqimit.

Pa paragjykuar mjete të tjera administrative ose gjyqësore të mbrojtjes, ju keni të drejtë ta parashtroni një ankesë te Agjencia, nëse pretendoni se përpunimi i të dhënave tuaja personale e shkel ligjin për mbrojtjen e të dhënave.

Sidoqoftë, İŞ BANKASI rezervon të drejtën e saj ligjore për t'i kundërshtuar kërkesat e përsëritura në mënyrë të paarsyeshme ose që janë teknikisht jo proporcionale dhe/ose kërkesat që janë tejet të vështira për t'i përmbushur ose të cilat rrezikojnë privatësinë e personave të tjerë.

Informatat për institucionin
Türkiye İş Bankası A.Ş. Dega në Kosovë
Adresa: Rr. Ukshin Hoti, Nr.100, Lakrishte, Prishtinë 10000, Kosovë
Telefoni: +381 38 245 245
Fax: +381 38 224 542

Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave
Emri &Mbiemri: Z. Urim Bexheti
Telefoni: 049/904 501
E-mail: dataprotection@isbank-kos.com

Ofruesi i Hosting
Türkiye İş Bankası A.Ş.

Autoritetet e autorizuara
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Adresa: Rruga Garibaldi, Nr.33, 10000, Prishtinë, Kosovë
Telefoni: +381 38 222 055
Fax: +381 38 243 763
Ueb faqja: www.bqk-kos.org

Agjencia e Informimit dhe Privatësisë
Adresa: Rruga Luan Haradinaj, 10000, Prishtinë, Kosovë
Telefoni: +381 38 200 629
Ueb faqja: www.amdp-kos.org